Anglia nuk arrin të hakmerret për finalen e Evropianit 2020 ndaj Italisë në “San Siro” të Milanos. Janë axurrët që fitojnë sërish, kësaj here 1-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Italia merr vendin e dytë, 2 më pak se Hungaria, që bëri surprizën e madhe, duke mundur 0-1 Gjermaninë.

Italia e ringjallur dhe me plot energji dominoi dhe fitoi me meritë ndaj Anglisë, me golin e Raspadorit të shënuar në minutën e 68-të.

Me vetëm dy pikë në renditje, Anglia e ka të sigurt vendin e fundit, pasi Gjermania, që u mposht nga Hungaria, ka grumbulluar 6 pikë me vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Konfirmohet “mace e zeze” për “Panzerat” Hungaria, që e mposhti 0-1 skuadrën Hansi Flick me gol të Szalai që në minutën e 17-të në “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Edhe pse kishte minuta të tëra në dispozicion për ta shmangur humbjen, Gjermania nuk gjeti forca për të shënuar qoftë një gol.

Kiga A

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb