NGA: KLODJANA HAXHIAJ
DURRES-
Italianë në Shqipëri e shqiptarë në Itali, ky është fati i dy vëllezërve durrsakë, Xhorxhit dhe Robertit, të lindur nga një baba Italian e nënë durrësake. Historia e tyre nisi pas kapitullimit të Italisë fashiste. Robert Rubolino ish ushtarak, u strehua në Durrës në familjen Naci, ku do të dashurohej vajzën e familjes Efthiminë.

Por 6 vite më pas në 1956, nëna e tyre do vinte përsëri në Shqipëri bashkë me dy fëmijët për të takuar të afërmit, por nuk u lejua më nga regjimi i asaj kohe të rikthej në Itali. Xhorxhi dhe Roberti do përfundonin në jetimoren “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Për shumë vite ata nuk do të kërkonin të bashkoheshin më babin e tyre përtej Adriatikut, pasi rrezikonin burgun. Vetëm rreth viti 1986, përmes një prifti Italian ata arritën të kontaktojnë më pjesën tjetër të familjes së tyre në Itali. Por babi i tyre kish ndërruar jetë me amanetin për dy djemtë që I jetonin në Shqipëri.

Në 1990, kërkuan riatdhesimin e tyre në Itali, ku jetojnë e punojnë edhe sot. Ata janë shtetas italianë, por që veten e konsiderojnë shqiptarë dhe qyteti i zemrës mbetet Durrësi. Dy vëllezërit Bertolino janë pjesë e Italianët që mbetën në Shqipëri dhe u harruan këtu në sistemin komunist, në Shqipëri janë 1200 të tillë, që pas kapitullimit të ushtrisë italiane të fund të luftës së dytë Botërore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: