Italia ose të paktën futbolli italian nuk ndalet së prodhuari raste të racizmit ndaj shqiptarëve. Vetëm para tre ditësh një gjyqtar me origjinë shqiptare, Eriseld Nazeraj, u sulmua në fushën e lojës.

Pa u mbyllur ende kjo ngjarje, një tjetër episode racizmi ka ndodhur në shtetin fqinj. Në ndeshjen e të rinjve (15-16 vjeç) të Rivolto B dhe Don Boskos, masazhatori i ekipit mik ka shtyrë portierin e ekipit të Don Boskos dhe më pas e ka fyer duke e quajtur “jevg”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i gjykatës sportive, e cila e dënoi masazhatorin deri në qershor të 2017. Gjithsesi brena pak kohësh sa vijnë e shtohet rastet e këtij lloji. Kohë më parë edhe një gjyqtar tjetër shqiptar në itali, Shpëtim Hala kishte rënë pre e dhunës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: