ITALI

Policët e stacionit policor në Giulianova, udhëtuan për ditë të tëra me rroba civile në linjat e transportit urban, duke arrestuar më në fund në flagrancë një ngacmues serial të nxënëseve që udhëtonin në linjat Giulianova Teramos dhe Giulianova Pescara.

Në pranga të policisë përfundoi një 52-vjeçar me origjinë shqiptare. Gazeta italiane “Ilmessaggero” shkruan se ditët e fundit të muajit prill, vajzat e reja raportuan në polici se një burrë rreth 50 vjeç, duke përfituar nga ngjeshja e njerëzve në autobusët urbanë, i ngacmonte seksualisht të miturat. Një nga vajzat tregoi duke qarë se teksa flinte në autobus, ndjeu se po prekej në pjesët intime nga burri i ulur pranë saj.

Duke qenë se çështja për të cilën bëhej fjalë ishte delikate, policia angazhoi agjentë civilë. Në një rast, një nga denoncueset, ndërsa ishte në autobus duke u kthyer nga shkolla, e njohu burrin duke bërtitur me panik. Karabinierët ndërhynë menjëherë, duke ndaluar dhe identifikuar burrin, një 52 vjeçar shqiptar, banues në Giulianova. Vajza filloi të qajë, duke përqafuar dhe duke falënderuar forcat e rendit. Me shqiptarin po merret gjykata e rajonit italian.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb