MAT- Dy persona janë arrestuar nga policia e Matit, pasi kanë plagosur me sëpatë 2 vëllezër për një gërvishtje makine.

Sipas të dhënave zyrtare janë vënë në pranga shtetasit Gëzim Alimani dhe Astrit Xhetani, të cilët kanë goditur me sëparë vëllezërit E.M. dhe V.M., pasi iu kanë gërvishtur makinën me motorin e tyre.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shumta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: