Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Pogradec. Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, poshtë dy automjeteve në pronësi të 39-vjeçarit Eris Çekani, banues në Pogradec janë konstatuar dy sende të dyshimta si lëndë plasëse.

Pas mbërritjes në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Cakani nuk është një emër i panjohur në polici pak javë më parë ai ka qenë i arrestuar për një konflikt që ka pasur me disa persona nga Pogradeci dhe Tirana.

Në bazë të dëshmisë që ai ka dhënë në polici bëhet fjalë se GPS është porositur nga po të njëjtët persona që kanë ende një konflikt të hapur pasi 3 prej tyre janë ende në kërkim (nga ngjarja e ndodhur disa javë më parë ku ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim).

Në ngjarjen e sotme sipas burimeve nga policia personi që i ka vënë GPS ka qenë i maskuar dhe deri në këto momente nuk është identifikuar akoma. Këto makina te cilat Cekani i lëshon me qira kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë së Pogradecit. Ka qenë roja ai që ka parë diçka të dyshimtë dhe që ka lajmëruar menjëherë policinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb