Dom Ernest Troshani, kardinali i parë shqiptar kaloi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në tëmth dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë në një spital të Firences.

Nipi i tij tregon se kleriku i njohur shqiptar, simbol i kishës katolike dhe prijës i besimtarëve katolikë fillimisht u dyshua se ishte prekur me Covid-19 por analizat treguan se udhëtimi rreth 30 orë me makinë në Shqipëri i kishte sjellë probleme me shëndetin dhe për t’u rikuperuar iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale nga mjekët më të shquar në Evropë.

Megjithse kardinali nuk ka dashur që gjendja e tij shëndetësore të bëhej publike ai ka marrë mbështetjen e autoriteteve më të larta të Firences dhe përshëndetje nga vetë Papa. Nipi i Dom Ernest Troshanit falenderon edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për kujdesin e treguar.

90 vjeçari tashmë ndodhet në një klinikë rehabilituese në Firence dhe mjekët thonë se brenda 10-15 ditësh ai do ta marrë veten plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb