Një ditë pas takimit që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, tryezë nga e cila nuk dolën të kënaqur, naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit u mbledhën sot para Uzinës dhe vendosën që të pranonin ofertën e tij. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se pjesëmarrësit në takimin e djeshëm komunikuan sot me të gjithë naftëtarët, ku vendosën që pranonin mbështetjen financiare nga qeveria.

Siç u raportua edhe dje, pagat e prapambetura me gjyq nuk janë marrë përsipër nga qeveria për 505 naftëtarët që e kanë fituat këtë gjyq, duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat. Kryeministri Edi Rama në takimit mësohet të ketë thënë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër rinisjen e punës, pasi mendojnë se kostoja është e lartë. Ndonëse Rama tha se do t’i jepte mbështetje financiare naftëtarëve, deri më tani nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë ajo.

Kujtojmë se dje pas 26 ditësh të ngujuara, naftëtaret vendosën që të lënë grevën e urisë, për të takuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa shpresuan se nuk do të zhgënjeheshin nga takimi në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: