IuteCredit shndërrohet në iute në një lëvizje strategjike që reflekton shërbime financiare, të zgjeruara përtej huave.
IuteCredit, tashmë iute do të ofrojë një gamë më gjithëpërfshirëse shërbimesh financiare, duke u shtrirë në financat e konsumatorit, shërbimet e pagesave dhe produktet e sigurimeve.

Qëllimi dhe misioni mbetet i njejtë dhe i qartë: krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit tashmë jo vetëm ne kredi por në nevoja të ndryshme financiare.
Tarmo Sild, CEO i iute Group, shprehet se iute nuk ka të bëjë më vetëm me Kredinë; por me të gjitha aspektet e financave personale.

“Ne kemi evoluar në një kompani fintech e specializuar në financat e konsumatorit, shërbimet e pagesave dhe produktet e sigurimit.”
Lasse Sool, Drejtor i Marketingut të Grupit, shpjegon sfidat e riemërtimit, me fokus në përditësimin e pranisë online të kompanisë dhe rrjetit të partnerëve. Sipas Z. Sool, rinovimi i markës synohet të përfundojë në gjysmën e parë të 2024.
Pavarësisht ndryshimeve, iute do të përfaqësohet me emrin e frymëzuar nga vetë klientët, “iute”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: