Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka treguar detaje nga takimi i djeshëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Ai theksoi se ky këshill është ngritur sipas marrëveshjes së 14 janarit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Kaso pohoi se ndryshimet kushtetuese bien ndesh me disa nene të marrëveshjes së arritur mes palëve në këtë këshill. Mes të tjerash ai nënvizoi fakton se listat e hapur, të propozuar nga maxhoranca nuk sjell asnjë risi për kodin zgjedhor.

Demokrati tha se këtë qëndrim opozita ia bëri të qartë edhe kryeministrit ditën e djeshme, i cili ishte në mbledhjen e Këshillit Politik.

“Diskutimi për sistemin është pikë që vjen në mandatin e Këshillit Politik por që nuk mund të adresohet në mënyrë të nxituar. Aq më pak duke u nxituar nga datat e maxhorancës, që është data 30 korrik. Kjo datë nuk lidhet me dakordësinë e formalizuar me dy marrëveshjet. Ne kemi marrë një angazhim për qytetarët shqiptarë, ku të diskutohet për reformën zgjedhore dhe të gjitha ndryshimet të adresohen në Këshillin Politik. Ne kemi paraqitur 7 paketa zgjidhjesh, një pjesë e tyre do të finalizohen në një moment të dytë. Ne nuk kishim asnjë arsye që të shmangim tryezën. Ne ia kemi bërë të qartë kryeministrit, ashtu siç ka enë qëndrimi ynë, ne nuk mund të mbështesim në asnjë mënyrë çfarë do lloj iniciative që minonin marrëveshjen. Ndryshimet kushtetuese bien ndesh me disa nene të marrëveshjes. Pra do të thotë me një anë e miraton në anën tjetër e zhbën. Qytetarët duhen të njihen me ndryshimet kushtetuese që nuk kanë të bëjnë me listat e hapura apo të mbyllura, është vetëm sebepi. Listat e hapur në këtë format të propozuar nga maxhoranca nuk sjell asnjë risi. Qytetarët do të kenë mundësi të shprehin parapëlqimin e tyre për të parin e humbësve jo të parin e fituesve. Qëllimi është të heqë koalicionet zgjedhore. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për koalicionet, e ka bërë të qartë OSBE.”,- tha Kaso.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb