JERUSALEM– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pranoi sot për herë të parë mundësinë e humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe paralajmëroi kundër një kapitullimi në të gjitha frontet diplomatike në rast të fitores së kundërshtarit të tij laburist, Isaac Herzog.

“Siguria jonë është në rrezik të madh pasi rreziku i humbjes së zgjedhjeve është real”, deklaroi Netanyahu në një intervistë me gazetën ”Jerusalem Post”, pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Një sondazh i para pak ditëve tregoi se laburistët e Isaac Herzogut kryesojnë ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Laburistët do të fitonin 24 vende në parlamentin (Knesset) me 120 deputetë nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën e kaluar, kundrejt 21 vendeve të partisë Likud të Netanyahut, sipas sondazhit të publikuar nga televizioni ”Knesset Channel”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: