TEL AVIV- Muajt e fundit është regjistruar një ulje e ndjeshme e atentateve të kryera nga palestinezët kundër hebrenjve, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, në hapje të takimi të përjavshëm të qeverisë së tij.

“Kjo ulje ka ardhur falë një politike të vendosur, sistematike dhe të përgjegjshme nga ana e qeverisë izraelite”, theksoi Netanyahu.

Kryeministri izraelit falënderoi gjithashtu forcat e sigurisë për këtë çështje. “Faktori kryesor që çon në tkurrjen e terrorizmit, si tek ne ashtu edhe gjetkë, është suksesi i forcave të sigurisë”, deklaroi kryeministri izraelit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb