Qindra njerëz u mblodhën në Tel Aviv, të shtunën në mbrëmje, duke shprehur urimet e tyre të Vitit të Ri për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Rripin e Gazës. Gjatë gjithë konfliktit të vazhdueshëm dy-mujor midis Izraelit dhe Hamasit, familjaret e izraelitëve të mbajtur peng kanë organizuar mitingje javore. Objektivi i tyre është të nxisin qeverinë izraelite që të sigurojë lirimin e sigurt të pengjeve të mbetur. Ndërsa viti 2023 po i afrohet fundit, u formua një tubim i madh me demonstrues që shprehnin shpresën se pengjet mund të liroheshin sa më shpejt me ardhjen e Vitit të Ri.

Te shumte ishin ata izraelite te cilet shprehen deshiren për një armëpushim në konfliktin qe vazhdon prej muajit tetor. “Mendoj se duhet të shkojmë drejt armëpushimit dhe t’i kthejmë te gjithe njerezit ne shtepi” u shpreh nje demostrues.

“Dëshira ime e madhe është të kthej të gjithë pengjet, përfshirë ushtarët. Dhe gjëja tjetër është përfundimi i luftës. Dhe gjëja e tretë është thjesht t’i kthehemi rutinës dhe jetës normale,” tha një tjetër demonstrues.
Gaza ka qenë nën rrethimin dhe bombardimet masive izraelite që nga 7 tetori, i cili deri më tani ka lënë të vdekur të paktën 21,672 palestinezë, sipas statistikave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Përshkallëzimi I konfliktit erdhi si hakmarrje për sulmin nga Hamasi me 7 tetor që vrau rreth 1200 në njerez Izrael dhe mori më shumë se 200 pengje në Gaza, sipas të dhënave izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: