44 persona vdiqën dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident të ndodhur në malin Meron, në Galilea, Izrael.
Sipas mediave izraelite disa persona rrëshqitën nga shkallët, duke tërhequr me vete një masë të madhe besimtarësh, ku disa prej tyre humbën jetën në vend. Në një psotim në Tëitter shefi i ndihmës së shpejtë Magen David Adom ka saktësuar se ajo që shkaktoi këtë tragjedi ishte rrëshqitja e njerëzve të cilët po merrnin pjesë në këtë takim fetar. Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka folur për një ‘katastrofë të rëndë.

Dhjetëra mijëra persona thuhet se morën pjesë në këtë rit fetar, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fatkeqësia ndodhi kur dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë ishin mbledhur në varrin Galile të Rabbit Shimon Bar Yochai, që përkujton rebelimin hebraik të 132 përpara Krishtit kundër legjioneve romake, përkujtime të përvitshme që mbahen në Lag Baomer, ku besimtarët luten gjithë natën, këndojnë dhe hedhin valle.

Një dëshmitarë nga vendngjarja tha që njerëzit humbën kontrollonin dhe rrëshqitën nga shkallët, duke shtypur dhjetëra të tjerë të cilët humbën vetëdijën dhe disa prej tyre gjetën vdekjen e menjëhershme. Nuk dihet ende shkaku i kësaj tragjedie, që besohet se ka ardhur nga paniku që përfshiu turmën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb