Policia izraelite arrestoi një numër aktivistësh të Fatah-ut në Kudsin Lindor të okupuar përpara një takim elektoral, sipas lëvizjes palestineze.

Në deklaratën e Fatah-ut theksohet se arrestimet ndodhën në afërsi të Hotelit Ambasador në Kudsin Lindor, ndërsa aktivistët kishin planifikuar të mbanin një takim elektoral në hotelin e qytetit.

Sipas banorëve lokalë, kandidati Ghada Abu Rabee, i cili do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 22 majit, ishte midis të arrestuarve.

Policia izraelite ka ngritur pika kontrolli përreth hotelit në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds me qëllim që të ndërpresë takimin.

“Pushtuesit (izraelitë) vazhdojnë të shtypin dhe të parandalojë të gjitha aktivitetet në Kuds si pjesë e përpjekjeve të tyre për të imponuar sovranitetin izraelit në qytetin e okupuar”, thuhet në deklaratën e Fatah-ut.

Punonjësit e hotelit thanë se agjentët e inteligjencës izraelite kishin arrestuar menaxherin e hotelit, Sami Abu Dayyeh.

Izraeli ende nuk u është përgjigjur planeve palestineze për të mbajtur zgjedhje në Kudsin Lindor.

Palestinezët që banojnë në Kudsin Lindor morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 1996, 2005 dhe 2006. Ata votuan në gjashtë qendra votimi izraelite të ngritura në qytet. Votat u dërguan më pas me postë te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Palestinës.

E drejta ndërkombëtare konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara, si dhe i cilëson të paligjshme të gjithë veprimtaritë izraelite të ndërtimit të vendbanimeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb