Sonte zhvillohet finalja e Botërorit mes Argjentinës dhe Spanjës, një duel që pritet të dhurojë emocione të mëdha dhe të kurorëzojë kampionen e re të botës. Në Botërori Amerikan, “ikona” Ledio Pano tha:

“Ato bashkohen tek gjuha. Pastaj ku ndahen, është e vështirë të gjesh diçka. Ndoshta ndahen te mënyra e të luajturit.
Spanja është më e qetë, e do topin me vete. Do jetë një ndeshje taktike. Pres të ketë një Spanjë që do ketë topin, ndërsa Argjentina do presë në gjysmëfushën e vet. Ndoshta ndryshon diçka, nëse shënon ndonjëra prej tyre”.

Argjentina është ekip që luan mbrapa dhe mbyllur, luftën e ka të fortë mbrapa. Nuk të lejon që të hysh lehtë në zonën e saj. Të shohim çfarë do bëjë Messi. Ndeshja do zbukurohet kur të zhbllokohet”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: