Cfarë ndodh nëse njerëzve u lexon pjesë nga Bibla dhe u thua janë të Kur’anit? Rezultati është i pabesueshëm.
Dy të rinj holandezë kanë guxuar e kanë bërë një eksperiment të pazakontë. Ata kanë marrë një Bibël në dorë, por të ndryshuar së jashtmi, me një kapak që e bënte atë të dukej si një Kur’an, dhe kanë dalë në rrugë duke u lexuar njerëzve pjesë provokuese prej saj.

Cili ka qenë rezultati? Eksperimenti ka shpërfaqur hapur paditurinë dhe paragjykimin e qytetarëve!
Ja çfarë u kanë lexuar njerëzve mes të tjerash nga “Kur’ani”, që në të vërtetë kanë qenë rreshta nga Bibla:
“Gruaja të mësojë në heshtje dhe në nënshtrim të plotë.”
“Do të hani mishin e bijve tuaj … dhe mishin e bijave tuaja.”
“Nuk e lejoj gruan që të mësojë”
“Asaj do t’i pritet dora…”
“Nëse dy meshkuj flenë me njëri-tjetrin, ata do të vriten të dy.”
Dhe ja ku vjen reagimi i dëgjuesve të rënë në rrjetën e eksperimentit, që janë të bindur plotësisht se çka u është thënë i përket Kur’anit: “Kjo tingëllon qesharake,” thotë njëri prej tyre. “Kjo është e pabesueshme për mua,” ia pret një tjetër, që ngjan grua më e pjekur.
Një tjetër grua, shumë më në moshë, nuk druhet të shprehet, “Për mua kjo ngjan sikur ata duan t’u shtypin dhe t’u detyrojnë të besoni atë që besojnë vetë.”
Eksperimentuesit e çojnë më tej lojën, e pyesin: “Nëse e krahasoni këtë me Biblën, cilat janë dallimet më të mëdha?”
“Mendoj se Kur’ani është më agresiv,” i vë pikën një djalosh pa iu dridhur qerpiku.
“Mendoj se Bibla përgjithësisht ka shumë gjëra pozitive në të,” përgjigjet e moshuara.
“Historia në Bibël tregohet shumë ndryshe,” mendon një tjetër i ri.
“Bibla është shumë më pak e ashpër dhe paksa më paqësore,” vijon të flasë një i intervistuar tjetër.
“Bota po ndryshon, dhe unë mendoj se ata duhet të përshtaten,” ka idenë një grua.
Në fund, eksperimentuesit u tregojnë të vërtetën atyre që u lexuan vargje nga Bibla e mbështjellë si Kur’an.
Përvecse kanë qeshur dhe janë ndier qesharak për atë cfarë kanë thënë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: