Me vendim të qeverisë së Kosovës, eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen përfundimisht në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, Mitrovicë.

Gjithashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ndërkohë ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë.

“Ndërkaq epitafi i Isa Boletinit, i vendosur nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të jetë” “Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: