MITROVICE- Këshilli Organizativ ka vendosur që Isa Boletini të rivarroset në Boletin më 10 qershor, duke shfuqizuar kështu vendimin për rivarrimin në Vlorë.

Në mbledhjen e sotme është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli ka vendosur në mënyrë unanime.

“Sapo dola nga mbledhja e këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, e ku unë e kisha kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë”, tregon Bahtiri.

I pari i Mitrovicës bën të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i merr përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi më 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: