Një meteor ndriçoi rrugët në Mbretërinë e Bashkuar, mëngjesin e sotëm. Në një video të publikuar nga Rrjeti i Vëzhgimit të Meteorëve, duket momenti kur meteori, me ngjyrë të bardhë në jeshile, bie dhe shuhet me shpejtësi në qiell.
Themeluesi i ‘Network Meteor’, Richard Kacerek tha se gjatë rënies së meteorit janë dëgjuar dy shpërthime dhe sipas tij, ka mundësi që një pjesë më e madhe e meteorit të shkëputet dhe të bjerë në tokë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: