Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me votimin e kryer në seancën e sotme në Kuvend, ku deputeti Baftjar Zeqaj është filmuar duke votuar edhe për deputeten Tatiana Piro, e cila në atë moment nuk ishte e pranishme në sallë.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se ajo që ndodhi sot tregon nivelin në të cilin ndodhet sot Parlamenti shqiptar dhe mbi të gjitha deputetët e Rindjes.

Postimi i plotë:

Degradimi i parlamentarizmit!
Shalsi luan shah! Baftjari voton me të dyja duart!
Mjaftojnë këto foto për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi i Shqipërisë dhe se cilët janë deputetët e “Rilindjes”.
Turp e faqja e zezë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb