Një gol dhe një asist, në dukje janë shifra të denja për një “bomber”, por jo të gjithë festuan për paraqitjen e Mirlind Dakut këtë fundjave. Në mënyrë surprizë, trajneri i tij jo vetëm që nuk i thuri elozhe, por në mënyrë demonstrative e kritikojë gjatë konferencës për shtyp:

“Unë i thashë Dakut që kjo marrëzi është e papranueshme, duhet t’i trajtojmë më me kujdes momentet që na krijohen në sulm, sepse janë raste të krijuara nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë. As një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Ne marrim numrin e rasteve dhe kishte shumë të tjera që duhej të ktheheshin në gol”, u shpreh trajneri i Rubin Kazan.

Kkkkkkkkkkkkkk
Kkkkkkkkkkkkkk

Në fakt, gjatë sfidës me Ahkmat Grozny, Daku kishte të paktë edhe katër raste të tjera të pastra për gol. Akoma më të ashpër në reagimin e tyre ishin edhe mediat ruse: “Tani e kuptuam se pse Sylvinho e la jashtë Shqipërisë”, shkruan “Sportbuisness.gazeta.ru”. Shifrat e Dakut këtë sezon nuk janë shumë të larta pasi në 22 ndeshje ka shënuar vetëm një gol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb