TIRANE- Ambasada Amerikane feston sot 24 vjetorin e rihapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në një postim të vetë ambasadës në profilin e Facebookut thuhet se ajo është ndërtuar në vitin 1929, ndërsa mendohet se është një nga të parat legata të ndërtuara sipas ligjit Porter të vitit 1926, i cili i dha Departamentit të Shtetit të drejtën për të ndërtuar ambasada dhe godina konsullate për qeverinë e Shteteve të Bashkuara në vende të huaja. Në fillimet e saj, Ambasadori e përdorte ambasadën edhe si rezidencë, duke punuar kështu në një ambient familjar.

Arkitektët Wyeth dhe Sullivan ishin arkitektë që gëzonin respekt në Washington D.C., ku morën famë për vilat e bulevardit Connecticut, të cilat i kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur. Nathan Ëyeth (1870-1963) ka projektuar edhe Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në 1909. Frymëzimi për ndërtesën erdhi nga shtëpitë e shekullit të 18-të në plantacionet e Virxhinias, si për shembull Mount Vernon. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u mbyll dhe gjatë Luftës së Ftohtë, shtëpia dhe oborri përreth iu dhanë me qira Ambasadorit Italian. Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën në 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb