Një qytetare ka protestuar në një mënyrë të veçantë me një pankartë ku shkruhet “Jam agjente suedeze”. Ajo tha se në këtë protestë ka dalë për natyrën dhe pensionin e ulët të të atit.

“Nuk jam për një motiv, por për shumë, pensionet e ulëta, rrogat po ashtu, “paketën e maleve”. Natyra në Suedi ruhet shumë.
Protestoj për pensionin e babit tim që është 100 euro. Këtu nuk ka program social.

Kam jetuar 11 vite në Suedi, kam punuar për Kryqin e Kuq, ndër ekselentet.

Të jesh politikan do të thotë të jesh shërbetor i popullit dhe duhet t’ju përgjigjesh shtresave vulnerabël”, tha ajo.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb