Një nënë e re ka përshkruar si përvojën më të tmerrshme prekjen nga koronavirusi, pasi kaloi disa ditë në spital duke luftuar me sëmundjen.

Sipas mediave të huaja, Jess Marchaba, 32-vjeçe nga Anglia, filloi të ketë dhimbje fyti ndersa gjendja iu përkeqësua shpejt.

Ajo tregoi se simptomat “erdhën menjëherë në çast”. Për fat të mirë, pas nje jave Jess është rikthyer në shtëpi në Westward Ho, Angli, e shëruar.

Ajo ka paralajmëruar të tjerët që t’i binden rregullave të izolimit dhe ta marrin seriozisht Covid-19.

“Ndjehem mjaft e emocionuar, jam e lumtur që jam gjallë”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb