TIRANE

Në përfundim të interpelancës me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti Erion Piciri, ardhur në parlament nga listat shumëemërore të PD-së në Tiranë, kërkoi fjalën, ndërsa iu drejtua edhe ministres Gjonaj. Si deputet i ri në seancë, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila po drejtonte seancën, kërkoi prej tij të prezantohej.

Në fjalën e tij, deputeti Piciri, kërkoi nga kryesuesja e seancës të fusë në axhendë, një fjalim mbi cështjen më të mprehtë që po kalon vendi sipas tij, krizën politike. “Merreni si kërkesë se nuk e di mirë si funksiojnë procedurat këtu, por merreni me seriozitet” u shpreh ndër të tjera Piciri.

“Jam deputet i kryeqytetit, para se të kalojmë në axhendën parlamentare, kërkoj nga ju të fusni diçka tjetë, me c’po ndodh sot në Tiranë, mbi krizën politike.

Të diskutojmë për një ndër cështjet më të prehta në nivel kombëtar. Problemi më i mprehtë është ky. Merreni si kërkesë se nuk e di mirë si funksiojnë procedurat këtu, por merreni me seriozitet. Kjo është cështja më e mprehtë. Hap një diskutim për ketë cështje. Është cështje e jetës së kryeqytetit. Ka një konfrontim, përdorim të gazit. Është një ndër elementët më të mprehta.

Doja edhe një koment të shkurtër nga zonja ministre. E shoh për herë të parë dhe në Republikën tonë ka një problem të madh jemi ndër tre vendet më të korruptuata të Europës. Nuk ka folur një herë për SPAK. A janë hapur burgjet speciale për politikanët për pushtetarët. Të jetë në media të flasë për këtë cështje të ushtrojë presion që kjo të realizohet. “ u shpreh Piciri.

Në përgjigje të tij, nënkryetarja Hysi, i sqaroi deputetit të ri në Kuvend se si funksionojnë seancat plenare.

“Z.Piciri, mëqë jeni deputet i ri, ju përshëndes e ju uroj mbarësi. Është një nga kërkesat, që drejtuesi ju përshëndet” tha Hysi. ndërsa më pas lexoi rregulloren për deputetet e rinj në rastet kur merret fjala për procedurë dhe kur deputetët mund të diskutojnë për cështje të ndryshme në seancë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb