Një i ri nga Kosova ka marrë fjalën në protestën para Kryeministrisë, duke u prezantuar si Kastrioti nga Drenica dhe duke përcjellë një mesazh lidhur me marrëdhëniet me Serbinë.
Më pas, ai kritikoi qeverinë shqiptare, duke deklaruar se kundërshton hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.
“Kam ardhur t’ju them se është shumë e nevojshme të reagojmë ndaj faktit që kjo qeveri po lejon të hapet një konsullatë serbe. Ndërkohë, Serbia na ka vrarë mbi 8 mijë civilë shqiptarë. Shumë prej tyre janë ende të zhdukur dhe po i gjejmë në varre masive. Serbia ka përdhunuar mbi 20 mijë vajza dhe gra shqiptare. Ne nuk duhet të shesim nderin e nënave dhe motrave tona. Serbia na ka vrarë fëmijë”, u shpreh ai.
Në përfundim të fjalës së tij, i riu theksoi identitetin dhe bindjet e tij politike.
“Jam shqiptar, e kam emrin Kastriot dhe jam pro amerikan, kundër komunizmit dhe pro një demokracie të vërtetë”, deklaroi ai.
