Altini, djali i Jakup Krasniqit, ka folur para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se beson se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.
“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve”, u shpreh Altini.
Djali i Jakup Krasniqit tha se mbështetja e qytetarëve për ish-krerët e UÇK-së është e rëndësishme për familjarët dhe theksoi se krenaria për luftën e tyre mbetet e pandryshuar.
“Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.
Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet sot në Hagë.
