Zidan e aktivizoi titullar, por zëvendësimin James Rodriguez nuk e honeps dot duke shpërthyer në të shara ndaj teknikut francez të madrilenëve.

Në sfidën që Real luajti mbrëmjen e kaluar kundër Leganes në transfertë, Zinedin Zidan në minutën e 72-të të takimit vendos të nxjerrë nga loja kolumbianin që kishte startuar nga minuta e parë, por reagimi i futbollistit ka qenë i papritur.

Ndërsa po kryhej zëvendësimi, 25 vjeçari u filmua nga kamerat e “Sport Four” duke sharë Zidan. “P*** i së ëmës, nuk më lë një ndeshje të plotë”.

Më pas, ai kaloi para trajnerit pa i folur, ndërsa goditi me grusht pankinën në shenjë zemërimi dhe faktin që nuk luan një ndeshje të plotë që nga dhjetori.

Nga ana tjetër, Zidan u mundua të qetësonte polemikën me yllin kolumbian gjatë konferencës për shtyp. “Është logjike që është i inatosur. Zëvendësohet shpesh por nuk kam asgjë kundër tij, ndonëse vazhdoni të ma bëni këtë pyetje. Përkundrazi, jam i lumtur me të tha francezi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb