Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson përmes një postimi në ‘Facebook’ se po garantohet një proces vaksinimi i sigurt dhe efikas kundërt gripit, ndërkohë që janë 368 mijë vaksina falas për grupet e riskuara.

Ministria bën të ditur se po vijon vaksinimi për të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit

368,000 vaksina #falas

Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb