Tirana-Laçi është pa diskutim sfida më e rëndësishme e javës së 22-të, një sfidë direkte që mund të thotë jo pak për fatet e titullit kampion në këtë edicion. Dy ekipet vijnë në kushte të ndryshe, Tirana pas një humbje të rëndë përballë Kastriotit ndërsa Laçi pas një fitore të madhe përballë Kukësit.

Shpëtim Duro, tekniku i mirënjohur, i ftuar në News24, në emisionin e Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, u ndal duke analizuar këtë super sfidë në detaje. Duro bëri një analizë totale por dhe në reparte, kush qëndron më lart, Tirana apo Laçi? Shehi apo Josa, Seferi apo Guindo?

Duro u ndal edhe tek ekipet e tjera, ekipi si Kukësit që “kryqëzojnë gishtat” që Tirana dhe Laçi ti bëjnë “keq” njëri tjetrit, me shpresën për të rikuperuar diferencën me ekipet e kreut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb