TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një rruge në Librazhd të përfunduar nga kjo qeveri, për të cilën thotë se për një çerekshekulli ishte një shteg dhish. Nuk mungon as urimi për një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë pamje të rrugës së Çermenikës në Librazhd, e cila për çerekshekulli ishte një shteg dhish, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.

Por një qytetare i kërkon kryeministrit një tjetër rrugë. Ajo shkruan se gjithë periferi janë socialiste dhe se votimet do të vijnë prapë. Rama i përgjigjet se edhe ajo rrugë do të bëhet.

Komentuesja: Nuk e keni çuar rrugën atje ku duhet në Lunik, më vjen keq se gjithë ajo periferi janë socialistë por votat do të vijnë prapë.
Edi Rama: Do ta bëjmë edhe atë Miranda po me radhë, me radhë?
Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: