Pop-ylli Janet Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë të martën, një djalë, në moshën 50 vjeçare.

“Janet Jackson dhe bashkëshorti Wissam Al Mana janë të gëzuar të mirëpresin djalin e tyre të ri . Eissa Al Mana, në këtë botë”, ka thënë publicisti i këngëtares në një deklaratë për revistën “People”.

“Janet ka pasur një lindje pa stres dhe të shëndetshme dhe është duke pushuar qetë”, ka thënë më tej ai.

Jackson dhe biznesmeni nga Katari Al Mana, u martuan më 2012, dhe këngëtarja në muajin prill shtyu turneun e saj botëror “Unbreakable” në mënyrë që ata të mund të përqendroheshin në krijimin e familjes.

Në muajin tetor, ajo u shfaq me barkun e rritur në një fotografi ekskluzive për revistën “People”.

Jackson nuk ka dhënë detaje të tjera për shtatzëninë apo për vendin se ku ka lindur fëmija.

Ajo ka dy martesa të mëparshme: një bashkim njëvjeçar me këngëtarin e muzikës soul, James DeBarge, në mesin e viteve të 1980-ta; dhe me valltarin Rene Elizondo Jr nga 1991-2000.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: