Takimet e para që do të çelin javën e 20 të kategorisë Superiore luhen të dielën me sfidat Kukësi-Teuta (14:00), Laçi – Tirana (14:00) dhe Partizani – Vllaznia (17:00). Ndërsa të hënën janë në program dy përballjet e tjera, Korabi – Skënderbeu në orën 14:00 dhe Flamurtari – Luftëtari në 17:00.

Për dy nga këta takime ka dyshime përsa I përket stadiumit ku do të luhen. Sipas FSHF-së ende në zyrat e saj nuk ka mbërritur shkresa zyrtare e nënshkruar nga Tirana dhe Partizani për t’u dhënë mundësi të kuqve të luajnë në “Selman Stërmasi”. Në këto kushte, për institucionin e futbollit, për momentin “Elbasan Arena” është stadiumi ku do të zhvillohet kjo përballje.
Kalendari-i-fundjaves-490x512
Po ashtu, Federata ende nuk ka marrë një vendim lidhur me stadiumin e Peshkopisë, ku mund të luhet ndeshja Korabi – Skënderbeu.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb