Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin shtator dy sfida mjaft interesante që janë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Më 7 shtator do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Çekinë, ndërsa 3 ditë më pas do të duelojnë me Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë e Silvinhos do të tentojnë të marrin maksimumin 4 pikë në këto duele për të qenë më afër “fluturimit” për në Gjermani. Gjithsesi, ditën e sotme në konferencën për shtyp kanë dalë dy lojtarët e kombëëtares, Sokol Cikalleshi dhe NedimBajrami. Sulmuesi dhe mesfushori ka analizuar këto dy sfida dhe shprehet opstimistë për kualifikimin.

Përsëritja e Euro 2016? Normalisht mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet gjatë këtyre viteve. Janë dy ndeshje ku duhet të jemi të fokusuar dhe ëhstë kënaqësi e dyfishtë. E kam përjetuar njëherë Europianin dhe nëse do të përjetoja për herë të dytë aventura ime me kombëtaren do të ishte ndryshe. Ne që kemi arritur një herë Europianin duhet të jemi të fokusuar dhe të ndihmojmë lojtarët të rinj.

Forma e mirë e sulmit, si e shihni këtë repart? – Të gjithë sulmuesit e kanë nisur kampioniatin mirë me golat. Dhe ne kemi arritur të bëjmë mirë. Me përgatitjet që do të bëjmë këto ditë duhet të bëjmë maksimumin që edhe sulmuesit dhe lojtarët e tjerë të japin maksimumn për të arritur te fitorja.

Qëndrimi në Turqi, a është viti i Cikalleshit? – Unë ndihem mirë në Turqi, pasi është viti i 8-të atje. Unë e kuptoj shumë mirë ligën dhe unë punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet. Nuk dua të nxitoj të them nëse ëhstë viti im apo jo, por duhet të punoj me seriozite dhe të jap më të mirën time.

Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive – E mira është që duhet të shënojmë sa më shumë dhe të sigurojmë 3 pikët, por ndaj Çekisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Fokusi dhe përqëndrimi ynë duhet të jetë maksimal. Nuk duhet të kënaqemi kaq lehtë. Kjo është java kur Burrat duhet të dalin në shesh. Vetëm duke qenë një trup i vetëm mund të arrijmë te ëndrra që kemi. Ne jemi gati dhe sulmuesit kanë shënuar, mesfushorët kanë luajtur, ashtu edhe mbrojtësit. Ne duhet të jemi të anagazhuar dhe duhet të japim shpirtin në fushë.

A do t’i shnënonit sërish Çekisë? Goli që kam bërë me Çekinë është një nga më të bukurit e karrierës. Nëse e përsëris diçka të tillë do të ishte diçka pozitive për ne. Por nuk duhet të ngelemi këtu. Do të preferoja më shumë një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë – Ne e kemi kuptuar se çfarë duhet të bëjmë. Kemi ndërtuar një stil loje dhe ne e kemi në kokë se çfarë kërkon trajneri.

Çfarë fryme ka ky grup dhe sa i arritshëm është Euro 2024? – Ne nuk jemi kombëtare që e arrijmë Europianin dhe Botërorin çdo 4 vjet. Një ndeshje mund të ndryshojë fatet tona dhe tashmë kemi mundësinë për ta bërë për të dytën herë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe nuk dua të flas vetëm për ëndrrën. Duhet të jemi të fokusuar dhe do të nisemi që nga Çekia. Ndaj tyre për vetëm 3 pikët, nëse nuk marrim dot 3 pikët të mos largohemi pa pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb