Vazhdojnë replikat edhe ironitë në shtëpinë e Big Brother mes Monikës dhe Ilirit, të cilët duket se forcojnë pozitat e njëri tjetrit me situatat që krijojnë.

Së fundi gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Iliri tha se Monika është bërë e padobishme brenda shtëpisë, pasi nuk përfshihet më as në debate.

Por kjo batutë është pritur me të qeshura nga ana e Monikës, dhe banorëve të tjerë.

Iliri: Je bërë e padobishme për programin

Monika: Hahahaha, më thuaj temat vëlla. Dhe orë e minutë nuk do të jem vëlla, se nuk jam as në jetën e përditshme. Më pëlqen që të jem pjesë e debateve në tema të forta dhe në ujëra të forta.

Iliri: Ishalla hapet një temë që të të ikë tepeleku i kokës

Monika: Nuk më ikën mua, unë nuk do dal aty e të flas hodhi njëri topin e priti tjetri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb