SHBA

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, u fotografua dje duke shkëmbyer një puthje pasiononte me të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në rrugët e New York.

Bezos, 57 vjeç dhe partnerja e tij, 51 vjeç, nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit, pavarësisht njerëzve që kalonin pranë tyre. Bezos dhe Sanchez i shkëmbyen një buzëqeshje pas momentit intim. Jeff u fotografua me shenjën e buzëkuqit rozë të partneres së tij në buzë dhe në faqe.
Romanca e dyshes u zbulua për herë të parë vetëm disa orë pasi themeluesi i “Amazon” kishte njoftuar se po divorcohej nga gruaja e tij e atëhershme, Mackenzie Scott. Ngjarja ndodhi në vitin 2019.
Para pak ditësh, Jeff Bezos së bashku me Elon Musk u kritikuan nga Princi William, i cili tha se ata nuk duhet të merren me turizmin hapësinor, por të përpiqen të shpëtojnë Tokën.
Sipas “Page Six”, Duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të “përpiqen ta riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar“.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb