ADEN- Grupi i Shtetit Islamik, ISIS ka marrë sot përgjegjësinë për sulmin me autobombë ku mbeti i vrarë guvernatori i provincës së Adenit, në jug të Jemenit shkatërruar nga lufta ku xhihadistët po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga kjo situatë.

Ky akt është poshtërues për presidentin Abd Rabbo Mansour Hadi i cili ka treguar paaftësi për të garantuar sigurinë e Adenit, emri i provincës dhe qyteti i dytë i Jemenit, i rimarrë në muajin korrik nga mbështetësit e tij dhe një koalicion i forcave anti-rebele.

Shpërthimi i fuqishëm ku mbeti i vrarë guvernatori i Aden, Jaafar Mohamed Saad dhe të paktën gjashtë truproja të tij, është sulmi i dytë terrorist i ISIS-it kundër simboleve të shtetit në Aden ku xhihadistët e Al-Kaidas janë mjaft aktivë që prej verës së këtij viti.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: