Lëvizja Houthi në Jemen e cil ka lidhje me Iranin filloi sulme me raketa dhe drone të enjten në një paradë ushtarake në Aden, selinë e qeverisë dhe një fortesë të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Sauditët, duke vrarë 36 persona sipas ministrisë së brendshme.

Një shpërthim goditi një kamp ushtarak që i përkiste forcave të Brezit të Sigurisë së Jemenit të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është një anëtar i koalicionit të mbështetur nga perëndimi që lufton me lëvizjen Houthi, tha një dëshmitar për Reuters.

Kryeministri i Jemenit Maeen Abdulmalik Saeed dhe i dërguari i Arabisë Saudite në Jemen akuzuan Iranin se ishte përgjegjëse për sulmin

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb