Mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Lezhës me anë të një deklarate zyrtare për mediat, shprehen se janë në gatishmëri të plotë për të kryer detyrën, ashtu sic iu takon.

Ata deklarojnë se nuk kanë kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID dhe theksojnë se do vazhdojnë të përkujdesen me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhen pjesë e asnjë loje politike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Rajonal të Lezhës:
Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka.

Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID.

Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb