Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Fier. Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.

Gazetarja e News24 Marsela Topi tha se punonjësit e kompanisë që bën pajisje për makina, janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Punonjëset janë duke u dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: