TIRANE- Që prej ditës së nesërme, 23 janar, të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë më nevojë që të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për t’u pajisur me vërtetime për të bërë lidhjen me UKT-në.

Ky shërbim do të kryhet direkt nga vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, sipas marrëveshjes së bërë midis dy institucioneve, ALUIZNI-t dhe UKT. Kjo marrëveshje ka si qëllim formalizimin e bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit në funksion të efektivitetit, reduktimit të kostove administrative dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: