Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen nismat e deputetëve në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi është e patolerueshme që të presin me muaj për një nismë.
“Jeni selektivë në raport me mënyrën se si trajtohen nismat e deputetëve në Kuvend. Po për Kodin Rrugor unë kam dërguar një nismë. Unë sjell ligjin në Parlament dhe mbahet në sirtar prej të paktën 4 muajsh. Mirë që interpelancat na i mohoni, na keni ulur në fund të parlamentit. Por të paktën nismat na i trajtoni njësoj. Nuk mund të presim me muaj për një nismë. Jemi i vetmi vend në Europë që ndalojmë të rinjtë të lëvizin me monopatinë. Italia e rregulloi me ligj. Ndoshta fëmijët tuaj lëvizin me makina por, fëmijë të tjerë shqiptarë nuk i kanë të gjitha kushtet. Në Tiranë janë shitur 10 mijë monopatina, por qeveria vendos se kush duhet të qarkullojë dhe kush jo. Unë e kam sjellë nismën, Nuk mund të futen në diskutim vetëm të PS dhe të PD…”, tha ai.
