Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, ku janë 8 kuota akademike.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 17 Gusht 2020.

“Krahas hapjes së programit bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit. 8 kuota në akademitë e Turqisë janë dispozicion të të rinjve që përmbushin kushtet dhe duan të bëjnë karrierë në FA”,- shprehet Xhaçka.

Ajo sqaron dhe cilat kurrikula ofrohen në bursa. “4 bursa për Forcën Tokësore; 1 bursë për Forcën Detare; 1 bursë për Forcën Ajrore; 2 bursa për Fakultetin e Mjekësisë “Gulhane”,- sqaron Xhaçka, e cila kujton se dita e fundit e aplikimit është data 17 gusht 2020.

Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj zyrtare njofton dhe kriteret që duhet të plotësojë aplikanti dhe rrugën që duhet të ndjekur për përfituar nga bursa.

“Aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare. Ai duhet të ketë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalente nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë ose në raste të veçanta të jetë në vitin e fundit të studimeve parauniversitare. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. Të jetë në moshë jo më pak se 18-vjeç dhe jo më shumë se 20 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik. Të mos jetë i martuar, i fejuar, i ve ose të mos bashkëjetojë. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 për femrat dhe pa tatuazhe.Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera. Të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike”, -sqaron Ministria e Mbrojtjes.

“Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve pranë Akademive Ushtarake në Turqi të plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës para universitare mbi 8, mesatarja e notave të të gjitha viteve të gjimnazit për lëndët Matematik, Fizik dhe Kimi të jetë mbi 8 dhe notat e maturës shtetërore të jenë mbi 8”,- vijon sqarimi.

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bënë me dije dhe datat e testimit janë në datat 18-19 gusht: Testi i Gjuhës së Huaj:18.08.2020, testi Fizik:18.08.2020, testi Intelektual:19.08.2020 dhe testi Psikologjik:19.08.2020.

Formulari i aplikimit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb