Jennifer Lopez ka anuluar shtatë takime nga turneu i saj i ardhshëm This Is Me… Now: The Tour.

Përpara turneut të saj të parë në pesë vjet, ylli 54-vjeçar anuloi të gjitha datat e planifikuara midis 22 dhe 30 gushtit në Nashville, New Orleans-Raleigh, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa.

Sipas Ticketmaster, këngëtarja ishte “detyruar të anulonte” shfaqjet dhe nuk “kërkohet veprim për të rimbursuar” metodën origjinale të pagesës të përdorur në kohën e blerjes.

Asnjë arsye apo shpjegim për anulimin nuk është dhënë nga interpretuesja dhe ekipi i saj.

Ndërsa nuk dihet pse Lopez anuloi datat e turneut, shfaqjet e anuluara janë saktësisht një javë pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj Ben Affleck.

  • foto galeri

Disa fansa të zhgënjyer shkuan në faqen e internetit të kompanisë së biletave për të shprehur keqardhjen e tyre për anulimet.

Njëri shkroi: “ Kisha bileta për vete dhe mikun tim për koncertin në Raleigh në gusht dhe bashkë me disa qytete të tjera u anulua pa asnjë shpjegim apo arsye. Mezi e prisja këtë dhe kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese. Fansat duhet të kenë mirësjelljen e një shpjegimi.’

Ndërsa një tjetër komentoi: “Anulohet koncerti në Atlanta. Pse u anulua ky show pa asnjë shpjegim”.

Mirëpo, nuk janë të paktë fansat që po debatojnë në rrjetet sociale se ndoshta nuk ka shitur mjaftueshëm bileta, pa asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Turneu fillon më 26 qershor në Orlando, Florida. Kjo shënon kthimin e Lopez në turne pas një ndërprerjeje pesëvjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb