Jennifer Lopez dhe Ben Afflec janë duke shijuar në maksimum dashurinë e tyre. Sipas mediave rozë, çifti, është në kërkim të një shtëpie ku do të jetojnë së bashku. Ata janë duke kërkuar për shtëpi në Los Angeles.

Madje thuhet se një super rezidencë u ka tërhequr shumë vëmendjen të dyve. Bëhet fjalë për një vilë në Bevery Hills, e cila besohet se kushton plot 85 milionë dollarë.

Gjithashtu thuhet se kjo super shtëpi është 38,000 metra katrorë dhe ka 12 dhoma gjumi, 24 banja, një kompleks sportiv të brendshëm i kompletuar me një fushë basketbolli dhe unazë boksi, një pishinë masive.

Por jo vetëm kaq! Pasi brenda kësaj rezidence është një shtëpi vetëm për mysafirët dhe një shtëpi për kujdes. Ka parkim për 80 mysafirë.

Njëkohësisht thuhet se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë shikuar edhe një shtëpi në San Fernando Valley e cila është në pronësi të Ron Burkle dhe kushton 40 milionë dollarë. Shtëpia shtrihet në një tokë prej 5 hektarë dhe ka një fushë golfi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb