https://www.youtube.com/watch?v=LlApAgkRNXc
Aktori Jeremy Renner nuk ka mundur të mos komentojë dekoltenë shpërthyese të Jennifer Lopez gjatë shpalljes së një prej çmimeve të “Golden Globe”, ditën e dielë. 45-vjeçarja po prezantonte fituesin bashkë me aktorin, i cili nuk e mbajti dot veten dhe i bëri një kompliment. Teksa përpiqej të hapte zarfin me emrin fitues, Lopez tha: “Do që ta hap unë? Por, unë kam thonj të gjatë…” Ndërsa aktori, duke mos i hequr sytë nga dekolteja e saj, ju përgjigj: “Shoh që paske dhe globet.”
(er.nu/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: