Me leckë në dorë dhe me produkte pastrimi, nga karantina e saj Jessica Simpson poston në rrjetet sociale një foto në versionin shtëpiake e dëshperuar, pa make-up, me një shami në kokë dhe pantofla, duke bërë një krahasim ironik me foton e publikuar në kopertinën e Rolling Stone në 2003: ’Shtëpiakja e vitit’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse pyetja do të ishte ‘gjeni ndryshimin’, sigurisht që do të kishte shumë, por këngëtarja, 39-vjeçare, luan disi me efektin pak shqetësues të krahasimit. ’Shtëpiakja e vitit duket pak ndryshe në këto ditë’, shkruan Simpson, që në kopertinën e Rolling Stone, në moshën 23 vjeçare, shfaqej me të brendshme, taka të larta dhe një fshesë korenti tashmë vintage në duart e saj seksi. Në fillim të vitit këngëtarja dhe artistja nga Texasi ka publikuar një libër me titullin ‘Open Book’, një libër ku ajo tregon abuzimet në moshën 6-vjeçare, alkooli dhe ilaçet për të përballuar çrregullimet emocionale dhe psikologjike dhe në fund dalja nga tuneli dhe nga frika.

Në moshën 39-vjeçare ajo është lumturisht e martuar me Eric Johnson që prej 2014, me të cilin ka 3 fëmijë. Jessica ka gjetur vetëm tani guximin për tu shrehur dhe hapur plotësisht nga e shkuara e saj, duke i hedhur kujtimet e saj në libër.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb