Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka raportuar përpara Kongresit Amerikan.

Ai ka folur për situatën në vendin e tij dhe ka kërkuar më shumë ndihmë nga forcat e perëndimit, për t’i bërë ballë agresionit rus.

Para se të niste fjalën e tij, Zelensky ka treguar për kongresmenët një video se si ishte Ukraina para luftës dhe se si ishte shndërruar pas luftimeve 3 javore. Në të shihen shkatërrime, njerëz që hidhen në varre masive dhe fëmijë të plagosur.

Kongresmenët kanë raportuar për mediat se teksa dëgjonin presidentin Zelensky dhe shihnin këto pamje janë përlotur. Vlen të përmendet se të dyja vendet janë duke biseduar për paqen, e cila mund të arrihet nëse Ukraina shpall statusin e neutralitetit në një formë të ngjashme si Austria dhe Suedia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb