Tenori Gaqo Çako është tanimë “Nderi i kombit”. Presidenti Bujar Nishani e nderoi atë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar si tenor kryesor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për tri dekada, duke pasuruar cilësisht thesarin e muzikës operistike dhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar”.

Nga ‘Peshkatarët e Perlave’, te ‘Norma’, ‘Traviata’, ‘La Boheme’, Çako i ka dhënë zë edhe këngëve “Fjalët e qiririt”, “Udhët e atdheut na thërrasin”, “Erë pranverore”, “Këputa një gjethe dafine”.

Tenori me të shoqen, këngëtaren lirike Luiza Papa, vijnë në një rrëfim të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, duke u ndalur në çaste kyçe të jetës së tyre.

“Ishim në një punë të dy dhe i qëndroja afër. Kur dilnim nga shfaqja, përpiqesha si mundesha për të. Le që ku kishim ne atëherë. Mezi gjenim ullinj me mik, një copë djathë të bardhë dhe pak çaj. Kishte nevojë të hante mish në darkë kur vinte nga shfaqja, por nuk kishim. Ai asnjëherë nuk kishte pretendime. Në drekë duheshin makarona për këngëtarin që t’i mbushej diafragma. I kam qëndruar në kokë të them të drejtën, sa kam mundur”, është shprehur ndër të tjera Luiza Papa, bashkëshortja e tenorit të njohur.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/03/07/gruaja-e-gaqo-cakos-tenoret-duhet-te-hanin-mish-po-ne-mezi-gjenim-ullinj-me-mik/
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: